User:Mdupont/SFK/Invite

From Wikipedia, the free encyclopedia

Ftesë për Konferencën e Parë Ndërkombëtare për Lirinë e Software-it, Kosova 2009.

I dashur popull i Kosovës,

Gjatë vitit të kaluar kemi punuar për realizimin e veprimtarisë së parë të një varg veprimtarish të rëndësishme edukative. Ne kemi gjetur në Kosovë,nga rajoni dhe nga mbarë bota një numër të konsiderueshëm personash të kualifikuar që do të vijnë në Prishtinë këtë javë për t'ju folur për kompjuteristikën dhe teknologjinë informative, duke nisur nga këndvështrimi i bashkëveprimit të tyre me shoqërinë dhe përdorimin të internetit si mjet brenda një bote të re. Do të flasim për risitë më të fundit të teknologjisë dhe si e shohim të ardhmen e kompjuteristikës.

Ju ftojmë të vini në Fakultetin Teknik të Shtunën në ora 8:00. Arsyeja pse fillon aq herët është numri i madh i prezantuesve. Do të diskutohen tema të ndryshme nga më tepër se 40 prezantues. Do të prezantojmë mënyra se si mund të arrini siguri afatgjatë për veten, familjen dhe biznesin tuaj. Do t'ju tregojmë se si mund të keni një sistem operativ të qëndrueshëm, pa virusa, dhe se si ta rritni prodhimtarinë tuaj duke ulur madje edhe kostot tuaja.

Të gjitha këto përparësi ndaj një sistemi operativ të hapur rrjedhin nga disa liri bazike: Liria për të incizuar një program për çfarëdo qëllimi; liria për të studiuar se si funksionon një program; liria për të ndryshuar programin siç doni; liria për rishpërndarjen e kopjeve të programit për të ndihmuar fqinjëve; liria për ta përmirësuar programin, dhe për t'i hedhur në qarkullim përmirësimet tuaja (apo versionet e ndryshuara) publikisht, që kështu të përfitojë tërë bashkaria.

Po ashtu, do të flasim se si një numër i madh njerëzish janë duke punuar së bashku, si grupe nga tërë bota janë duke i ndihmuar njëri tjetrit duke kapërcyer kufijtë farefisnore dhe gjeografike për të krijuar mundësi vërtet gjithëpërfshirëse dhe të barabarta për tërë njerëzimin.

Do të paraqesim Wikipedia-n, Wikibooks (d.m.th. Wiki libra) dhe të tjera projekte bashkëpunimi. Do të paraqesim edhe OpenStreet Map, si një përpjekje për krijim e hartave dhe udhërrëfyesish për Kosovën. Do t'ju tregojmë se si mund të ndihmoni në këto projekte dhe se si mund të sillni një ndryshim! Edhe nëse s'jeni i zoti në kompjuter, prapëseprapë mund të ndihmoni në përkthim e teksteve në gjuhen Shqipe. Mund të ndihmoni në krijimin e një harte të Kosovës duke shtuar kafenenë e preferuar tuaj, duke shtuar emra rrugësh, apo duke përmirësuar hartën që është në dispozicion. Mund të ndihmoni po ashtu duke dokumentuar historinë e Kosovës, ose atë të sportit tuaj të preferuar, në Shqip, Turqisht, në gjuhën Boshnjake, Anglisht, Gjermanisht apo çfarëdo gjuhe tjetër, te Wikipedia.

Në konferencë do të vijnë ndër të tjerë edhe një numër i konsiderueshëm i biznesmenëve. Do të keni mundësinë të krijoni kontakte për vende pune. Në botë ka shumë nevojë për programues, përkthyes, administratorë projektesh dhe në përgjithësi ndihmues. Shoqëria kosovare mund të marr pjesë në këtë proces duke e pasur mundësinë e avancimit ekonomik. Kur punoni në një projekt të hapur e publik, mund të nxirrni në pah veten dhe të shfaqni cilësitë tuaja.

Gjithashtu duam të ja bëjmë të ditur të drejtat tuaja "online" dhe në punë. Do të flasim se si të krijoni vlera duke punuar "online" dhe t'i keni të mbrojtura në mënyrë ligjore. Do të flasim për ligjet e të drejtat të kopjimit dhe do t'ju shpjegojmë se si të përgatituni për ndryshimet shoqërore në të ardhmen.

Pra, vini këtë të Shtunë në ora 8:00. Orari është i hershëm, por duhet të fillojmë herët për shkak të materialit që na duhet ta mbulojmë. Ju lutemi, merrni me vete shokët tuaj dhe familjen dhe u tregoni për konferencën tërë personave me interes ndaj teknologjisë informative dhe kompjuteristikës.

Ja një përmbledhje e rendit të ditës : http://kosovasoftwarefreedom.org/inde...

http://flossk.org po kërkon nga anëtarë që të ndihmojnë konferencën. Lidhuni me ne, nëse keni pyetje: info@flossk.org

"Online" mund të regjistroheni te http://kosovasoftwarefreedom.org/inde...