Talk:Tirona Fanatics

Page contents not supported in other languages.
From Wikipedia, the free encyclopedia

Klubi i Futbollit Tirana është një nga klubet më të mbështetura të Shqipërisë. Ata kanë disa tifogrupe, ku dy më të shquarit janë "Ultras Tirona" dhe "Tirona Fanatics".Grupi i parë është themeluar në vitin 1986 kur Shqipëria ishte ende nën regjimin komunist. Ata ishin të detyruar t'i kryenin aktivitetet e tyre fshehurazi në mënyrë ilegale pasi regjimi nuk i lejonte këto lloj grupesh të funksiononin. Si pasojë e kësaj, grupi i përdorte ndeshjet për të shprehur kundërshtinë e tyre ndaj regjimit dhe pas rënjes së tij ata u bënë grup edhe më i organizuar, duke tërhequr më shumë tifozë në fund të viteve 90' dhe fillim të viteve 2000'. Nga mesi i viteve 2000', tifozë të rinjë dolën në skenë dhe ndjenë se grupi Ultras Tirona nuk i përfaqësonte tërësisht ata, ndaj ata vendosën të krijonin një grup të ri Ultras që e quajtën Tirona Fanatics; grupi u themelua zyrtarisht më 8 janar 2006.

Ky grup njihet gjërësisht tifo-grup i djathtë në kontrast me Ultras Guerrils, grupi tjetër ultras i klubit rival të kryeqytetit Partizani. Klubi u zgjerua menjëherë duke fituar shumë antarësime, duke u bërë grupimi më i organizuar i Shqipërisë, duke ndjekur ndeshjet e Tiranës, brënda dhe jashtë, si dhe jashtë Shqipërisë në ndeshjet evropiane. Më 20 maj 2015, shumica e anëtarëve themelues të grupit vendosën që t'i lenin drejtimin e grupit anëtarëve më të rinjë. Tirona Fanatics njihet si tifogrupi më i shquar në Shqipëri. Nëngrupe të Tirona Fanatics janë: "Urban Boys Firm"; "Urban Crew Figheters"; "Çunat e Prushit"; "Xhomlliku"; "Çunat e Selitës"; "Vorri Bomit"; "Danoçat" etj. Ata gjithashtu kanë miqesi me "Shvercerat" e Shkupit dhe "Plisat" e Prishtines. Në vitin 2019 ish nëngrupi i "Fanatics", "Urban Boys Firm" me ish grupimin tjeter te Tiranes "West Boys 86", krijuan sëbashku grupimin më të ri në mbështetje të skuadrës bardhe e blu, "Capital Crew", të cilët bashkë me "Tirona Fanatics", vazhdojne te mbeshtesin ekipin e Tiranës.