Talk:Leon Qafzezi

Page contents not supported in other languages.
From Wikipedia, the free encyclopedia


Comments[edit]

'Tregu I Enderrave'"Novele nga Leon Qafzezi Novela "Tregu i Enderrave"e autorit Leon Qafzezi te intrigon qe ne titull per ate shtjellim te metejshem plot fantazi dhe humor te investimit te enderrave dhe dhenies se tyre me fajde ne firmat piramidale...Eshte perseri po ai zhgenijm i moderuar bashkekohor qe i merr edhe shpresen e fundit nje populli nen idene e nje fitimi pothuajse magjik.. I shkruajtur ne stilin e dy novelave te meparshme te tij,ku realiteti dhe fantazia shkrihen ne nje ndjehet po ajo elokuence e ndertimit kompozicional ,nje surrealizem teper pikant..Pikante eshte edhe gjetja qe eshte njekohesisht edhe vete sterhollimi i noveles,paradoksaliteti i nje jete kolektive qe vuan nga nje insoni kronike dhe qe befas nis e "investon" enderrat per nje te ardhme me te mire dhe qe gjejne ashtu si dhe me parate vetem nje mashtrim bashkekohor... Per te qeshur dhe per te qare,nje novele tragjikomike qe do te mbetet si nje deshmi e antimoralit te kohes qe kalojme ne kete fund shekulli. Ritmi i perkryer i vepres flet per krijimin e nje individualiteti ne fushen e noveles,krijimin e nje atmosfere ku nuk kemi asnje resonace pesimiste,pavaresisht nga eho e preokupacionit te kohes...Nje polemike violente shperndahet hapesires si ai pluhuri i rruges,pa asnje lloj pergjegjesie individuale per keto inisiativa te rrezikshme... Denoncimi nga ana e popullit e ketyre manevrave ekonomike,ketij kataklizmi te xhepit te nje populli,me gjuhen e Mark Antonit eshte nje nga gjetjet mete bukura te berjes se transparences...Diagnostikimi i kesaj epidemie sociale,ku korrupsioni ka nje natyre virale,brakstis shpesh te verteten...Kthesa qe ben protagonisti i vepres Sofokli Pata eshte bindese dhe ka nje moral ne vetvete ajo perben figuren e intelektualit te vertete,qe di te ruaje vlerat autentike te nje populli dhe te nje vendi.. I urojme sukses autorit. —Preceding unsigned comment added by 92.60.28.18 (talk) 10:59, 11 February 2010 (UTC)[reply]

Briseda Arapi 30 Qershor 1998

"Vrimat e Zeza"Novele nga Leon Qafzezi

Kotesia e pergjithshme eshte tema e kesaj novele..Kotesia shpesh ka aresyet e saj objektive dhe subjektive,por gjithsesi eshte nje kotesi,eshte nje ore ,nje dite,nje muaj,nje vit,nje jete qe iken kot pa lene gjurme ne kohe...Me kete novele nuk marrim persiper te tregojme shkaqet qe e lindin dhe e zhvillojne kotesine,as humbasim ne analiza te thella sociale,por thjesht e marrim ate si nje fenomen negativ ne jeten tone,e pare kjo nga nje kendveshtrim stigmatizues ne faktin qe dikush do ta institucionalizoje ate,te beje biznes me kotesine duke nxjerre fitime prej saj... Kotesia ,kjo burim te keqijash sociale,ka njekohesisht edhe nje natyre tragjiko-komike ne novelen "Vrimat e zeza"nje krahasim ky me vrimat e zeza te kozmosit,por ne rastin tone ne jeten tone sociale e cila detyrimisht duhet ti drejtohet punes dhe ne te te gjeje kuptimin e vertete te jetes....Brenda nje ngjyrimi fantastik te personazhit kryesor Arsen Benkollit,hamendejeve te tij pseudointelektuale,intrigave meskine,kompleksit te inferioritetit dhe pafytyresise se karakterit ne marredheniet me te afert dhe te huaj,jemi munduar te krijojme nje mjedis sa real po aq mbytes ne universine tij halucinant... Megjithese ky personazh triller kalon neper nje depersonalizim te tipareve te tij me thelbesore dhe nje meditimi mbi humanitetin,megjthese te nje natyre konfuze e,mundohet gjithsesi ti jape nje baze racionale dhe efektive banoreve te qytetit te tij. Ne fund te fundit eshte nje tiran brutal dhe materialist qe nenvlefteson driten e tij te brendshme .madje e injoron ate... Thithja nga vrimat e zeza te tribuve te milingonave te cilat dallohen per nje rendiment klasik te punes,gjyqi qe ato i bejne per "genocid"jane per te vetem keshilla te abandonuara,shenja konformizmi dhe frike..Jeta politike per te eshte vetem nje rivalitet institucional pa prestigj dhe me hije aventureske... Metamorfozat e tij fizike nuk ndikojne aspak ne ato psikologjike,vetem kur ai ka arritur ta institucionalizoje kotesine,kete "kategori filozofike"sic e quan,ndergjegjesohet per kete lloj gabimi sistematik dhe nderron rruge qe ne vetvetve rivjell si "vrimat e zeza"vetveten,ne rastin tone kotesine sociale.. Leon Qafzezi

"Pashaporte per Ferr"novele nga Leon Qafzezi

Te gjitha veprat e medha jane kurohere pergjithesime"Don Kishoti""Fausti""Hamleti"jane te gjitha pergjithesime...te gjitha proceset zhvillohen para syve tuaj..Ne duhet ti shohim ato,ti peshojme,ti krahasojme,duhet te kerkojme unitetin,te krahasojme te kundertat.Ketu qendron gjithe ceshtja shkruante dikur Maksim Gorki. I ketij kalibri eshte edhe vepra letrare qe ne kemi ne dore me titullin"Pashaporte per Ferr"te autorit Leon Qafzezi.Autori e ka quajtur novele por une do e quaja nje roman te kohes sone per vlerat e medha pergjithesuese filozofike qe ai mbart ne vetvete per zhdervjelltesine e stilit satiriko-humoristik,ekzistencializmin,koherencen e antisuzhetit,gjurmet inteligjente qe ai le...do e quaja romanin me optimist qe kam lexuar ne ditet tona,a ndofta nje simfoni te ketij fund shekulli... Tematika interesante e te shkruarit ,struktura e levizshmerise se kohes dhe njekohesisht statizmi i saj kane dicka tarkovskiane... Historia e njerezimit e pare ne nje plan pan njerezor,eshte si nje spektakel komiko -tragjik,ku ndryshojne vetem aktoret,rekuizita kurse drama eshte po ajo ne shekuj,eshte po ai inskenim,po ajo dhimbje plot trishtim,mendimi metafizik i jetes brenda nje rrethi dhe jo spirali leninist te zhvillimit,te dhena keto nga autori me elokuence jane mjaft racionale por mbartin ne vetvete dhe nje fantazi optimiste te transformimit te jetes...Natyrisht ne limitet e hipotezes.Do te thoja pa e zgjatur me tej se kemi te bejme me odisene e realitetit qe i "fryjne"sirenat e ekzistences...

Brikena Cuadari


"Qielli Poshte"novele nga Leon Qafzezi

Novela fantastiko-humoristike"Qielli poshte"e autorit Leon Qafzezi ,sjell nje mesazh bashkekohor per kohen dhe ditet e trazuara qe kalojme,nje mesazh antikaos... Atmosfera e noveles tejet stigmatizuese ne groteskun e saj fantastik ku Toka ndali rrotullimin dhe njerez e sende fluturuan ne hava,eshte ne vetvete nje metafore e ashper qe te kujtom Mark Twenin me "Fluturimin e Kapitenit Stronfilld ne Parajse"remineshenca meditative qe vijne natyrshem nepermjet te qeshures... Paradoksaliteti i permbajtjes tejet spektakolar dhe i kendeshem,ku e mrekullueshmja perzihet me banalen,eshte aq bindes ne zhvillimin e tij kompozicional sa lexuesi e jeton situaten me nje intensitet gati stresant por njekohesisht pa asnje ndjenje paniku,megjithese apokalipsi perjetohet ne lartesite e stratosferes ku dhe jeta nis e leviz tashme normalisht,megjithese ne hava,pa iu shmangur procedurave te saj sociale dhe antisociale..Ku sic shprehet autori;"Koha kishte dale dore..." E shkruar ne veten e pare,vetem me dy personazhe krej pa biografi,autorin dhe njeriun me pizhama,ajo te kujton diku dhe :"Ne pritje et Godose"te S.Beketit,mbasi eshte po i njejti absurd qe leviz brenda nje rrethi vicioz,brenda personazheve dhe njekohesisht jashte tyre,jashte kohes dhe hapesires... "Qielli Poshte "i Leon Qafzezit,eshte nje tjeter liber ekspoziv,ku individualiteti krijues ka krijuar tashme fizionomine e tij ne gjinine e noveles artistike dhe nje stili aspak te rrahur ne letersine tone,e themi kete mbasi figuracioni dhe abstraksioini eshte ne gjurmet e shkrimtareve me te rendesishemn bashkekohore. Ne novelat e tij si tek "Pashaporte per Ferr"apo "Tregu i Enderrave"dhe po keshtu dhe tek"Qielli Poshte"kemi nje kolorit te vecante,nje psikologji dhe filozofi larg cdo konvencionalizmi ne sensin me profesional te termit.Ai del pertej nje pragmatizmi profesionist,drejt aksidentales,suprizes qe tashme ka hyre ne jeten tone te perditshme;eshte kjo klime krijuese qe i jep nje lirshmeri vizionit te tij ekzistencialist'novela eshte nje realitet brenda fantazise,por edhe nje fantazi brenda realitetit... I urojme suksese.

Kristofor Bulo 18 Prill 1998 —Preceding unsigned comment added by 92.60.28.18 (talk) 10:58, 11 February 2010 (UTC)[reply]

Bad ISBN[edit]

Because it is causing a Checkwiki error #72: "ISBN-10 with wrong checksum", I removed the ISBN from the entry:

2002-Godard(Toena,2002,ISBN 99927-1-560-4 Parameter error in {{ISBN}}: checksum)

I have tried unsuccessfully to locate the correct ISBN on the Internet. There are very few references to this publication. Knife-in-the-drawer (talk) 08:15, 1 June 2015 (UTC)[reply]